Vucic flet për njohjen e Kosovës: E shihja si zgjedhje, por të gjithë mu hodhën në qafë

Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka thënë se nuk sheh zgjidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës, madje shton se edhe kur e pa një të tillë, të gjithë iu hodhën në qafë.

Kështu ka thënë sot ai në një intervistë për RTS, ku sipas tij, Serbia do të luftojë për të mos qenë fajtore për mungesë të dialogut.

“Do të luftoj për të mos qenë fajtorë për mungesë të dialogut. Ne këtu bisedojmë dhe negociojmë me perëndimin, e jo me shqiptarët”, ka shpjeguar Vucic.

I pari i shtetit serb thotë se duhet të zgjidhet çështja me Kosovën, por njohja e pavarësisë nuk është opsion për të.

“Të njohim pavarësinë e Kosovës – këtë harrojeni. Nuk shoh zgjidhje. Kur e kam parë, të gjithë më janë hedhur në qafë”, ka thënë Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu