Vulin: Për serbët në Kosovë, vetëm shtetësi të Serbisë

Ministri në Qeverinë e Serbisë dhe kryetari Lëvizjes Socialiste (Pokret Socijalista –PS) Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se serbët në Kosovë kanë shtetësi serbi e jo ruse, amerikane ose kosovare dhe se ky është qëndrimi i vetëm që e përkrah.
Ai ka theksuar se qëndrimi i Bratislav Jugoviqit (PS) se për pasurinë e serbëve në Kosovës është shpëtim nëse bëhen shtetas të Rusisë , nuk është qëndrim i kësaj partie por mendim individësh.

“Kjo nuk është ide e PS-së, është mendim i njërit nga anëtarët tanë. Edhe më herët është folur se për këtë nga disa organizata të tjera politike”, citojnë medie serbe të ketë thënë Vulin, transmeton Koha.net.

Ai thotë se serbët në Kosovë duhet të kenë një shtetësi , atë serb e jo as ruse, amerikane ose kosovare.

“Shtetësia serbe është e vetmja shtetësi që e përkrah dhe për të cilën serbët nga Kosova me etje dhe me këmbëngulje po luftojnë”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu