Wolfgang Petritsch: “Shengeni ballkanik”, ç’befasi pozitive! Ja pse është për t’u përshëndetur

Diplomati i njohur austriak, njëherësh ish-Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Wolfgang Petritsch vlerësoi iniciativën për heqjen e barrierave në bashkëpunimin e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore, në një kohë kur siç tha, kur kufijtë në Bashkimin Evropian po ringrihen. Pra, ai vlerëson inisiativën për të ashtuquajturin “Mini-Shengen”, ose ndryshe “Shengen ballkanik”, një projekt që ka dhe kritikët e vet në rajon.

“Unë u befasova pozitivisht që të tre vendet fqinje, të cilat kanë bashkëpunim të fortë ekonomik, kanë vendosur të futen në ‘Shengenin e vogël’, në një kohë kur kufijtë po rriten në Evropën Perëndimore, brenda BE”, tha ai për median serbe.

Ai beson se kjo iniciativë është shumë e dobishme në rrugën drejt BE-së dhe se bashkëpunimi me iniciativën nga rajoni është ajo që i duhet Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për nismat tona në Ballkan, të cilat janë në frymën e bashkimit evropian”, theksoi Petritsch.

Ai hodhi poshtë si të pabazuar frikën e mëparshme të vendeve individuale në rajon se komuniteti ekonomik rajonal mund të jetë një pengesë për udhëtimet në BE, duke theksuar se të gjitha mundësitë e ofruara, në drejtim të integrimit, duhet të shfrytëzohen.

“Integrimi rajonal në Ballkan është një parakusht i qartë për integrim më të madh evropian. Unë besoj se nuk është pengesë, por që mund të kontribuojë në provimin e politikës së fqinjësisë së asaj që më vonë do të nevojitet gjithsesi në BE”, shpjegoi Petritsch.


1 Koment

  1. TE qifsha BE ne
    TE Qifsha Macron e France
    Shka kari Po lejoni me lujt me nje popull te Vogel 2 milion banor
    TE qifsha Daten qe e presin per negociata
    Hik shko me Rusin thire Putinin ta presim me nje tepih te kuq e Rasja karin BE se e Natos e Evropes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu