Xavi e konfirmon Kounden edhe për sezonin e ardhshëm: Nuk do të largohet

Në ditët e fundit në mediat spanjolle kanë qarkulluar lajme se Jules Kounde do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

Kjo për faktin se lojtari dëshiron të luaj në qendër të mbrojtjes, derisa te Barcelona më shumë ka luajtur si mbrojtës i djathtë.

Megjithatë ka qenë trajneri Xavi Hernandez që e ka konfirmuar francezin edhe për sezonin e ardhshëm.

Xavi ka deklaruar se ka pasur një takim me Kounden dhe ky i fundit ka konfirmuar se do të qëndroj në Camp Nou.

“Kam folur me Kounden dhe u tregova shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë me të. E di që vërdallë ka shumë histori në lidhje me të ardhmen e tij, por di t’ju them me siguri se Kounde u largua i lumtur nga takimi që patëm”.

“Dhe njësoj i lumtur jam edhe unë, nuk ka asnjë problem mes palëve. Biseda ishte e qartë dhe nuk ka më asnjë çështje për t’u diskutuar”, ka deklaruar Xavi.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 38 ndeshje ku ka realizuar një gol dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu