Xavi tregon se Man City bllokoi transferimin e Cancelos

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka zbuluar se ata kishin një marrëveshje në janar për mbrojtësin e Manchester City, Joao Cancelo, por klubi anglez e bllokoi kalimin.

Cancelo e ka kaluar gjysmën e dytë të sezonit në formë huazimi me Bayern Munich.

Megjithatë, anësori portugez shumë lehtë mund të transferohej në Camp Nou, nëse marrëveshja të mos bllokohej nga klubi anglez.

“Ne donim ta nënshkruanim atë në janar”, ka kujtuar fillimisht trajneri i Barcelonës.

“Ai na u ofrua dhe ne thamë po. Por, Manchester City e diskutoi dhe na tha se nuk donin që ai të vinte te Barcelona”, përfundoi Xavi.

Barcelona është sërish e interesuar për Cancelo për sezonin e ardhshëm dhe çmimi i lojtarit thuhet se është ulur tashmë.

Reklama

Qytetarët thuhet se tani kërkojnë vetëm 40 milionë euro për Cancelon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu