Xhaferi uron festën e kryengritjes së “11 tetorit”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot i dërgoi urim qytetarëve me rastin e festës shtetërore 11 Tetori, Ditën e Kryengritjes Popullore. “Kjo është dita me të cilën shënohet fillimi i luftës vendimtare kundër fashizmit – të keqes më të madhe në histori, dhe fillimi i luftës vendimtare për liri dhe dinjitet, me çka është dhënë mbështetje dhe ndihmë për fitimin e të mirës mbi të keqen në Luftën e Dytë Botërore.

Festa e sotme është ditë e rëndësishme në historinë e shtetit dhe unë uroj që gjithë ta shënojmë në mënyrë të denjë dhe në ambient të madh festiv”, thotë Xhaferi në urim. Luftërat e popujve ndryshojnë nëpër vite, mënyrat e luftës po ashtu ndryshojnë në përputhje me sfidat bashkëkohore që i sjell zhvillimi i shpejtë teknologjik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu