Xhaka arrin marrëveshje me Leverkusenin

Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit. Siç raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Bayer Leverkuseni është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Xhakën, për rreth 15 milionë euro.

Sipas Romanos, Xhaka tashmë ka arritur marrëveshjen me Leverkusenin, për një kontratë katërvjeçare, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Marrëveshja nuk do të përmbyllet para fundit të sezonit, për shkak se Graniti po do që të jetë i përqendruar te Arsenali.

Xhaka do të largohet nga Arsenali pas shtatë vjetëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu