Xhaminë në Strumicë e shëndërrojnë në muze, nuk lejohet për besimtarët

Xhamia Orta gjendet në Strumicë, Republika e Maqedonisë. Vet arkitektura e objektit e paraqet periudhën e sundimit bizantin në Maqedoni. Objekti është i përfshirë në trashëgiminë kulturore të Republikës së Maqedonisë si dhe tashmë është shndërruar në muze.

Besohet se kjo xhami është ndërtuar në themelet e Kishës që thuhet se është ndërtuar diku kah fundi i shekullit XI dhe fillimi i shekullit XII.

Pas ardhjes së Osmanlinjve në Ballkan, vet kisha është shndërruar në xhami. Sot ky objekt paraqet lokalitet arkeologjik dhe muze.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu