Xhezair Shaqiri i kthen shpinën Ziadin Selës?!

Xhezair Shaqiri ka reaguar ashpër ndaj liderëve të rinj partiak.

“Tani lum për ne që kanë dal disa parti politike të reja me lider të rinj të cilët veç xhenetin që nuk po ua premtojnë, kurse deri dje dora ju thaftë, kanë votuar Ali BDI dhe kanë përfituar poste të ndryshme nga vuajtjet e viktimave të BDI-së.

Siç po e shoh unë, ende Alia me liderët e rinj kanë me ju rrejt.
Qysh është populli edhe liderët i zgjedh.

PPD, PDSH, BDI, RDK, LR PDSH, BESA, UNITETI, mundohuni të ktheheni mbrapa dhe analizoni se sa kohë të gjatë kanë qëndruar nëpër partitë politike të cilat ja kemi parë sherrin.

Këta liderët e rinj derisa kanë pasur poste dhe përfitime as ZANI nuk ju ka dëgjuar për padrejtësitë tuaja dhe sot përnjëherë janë bërë të dijshëm, patriot, intelektual, etj.

P.S. Mos e leni anash asnjë lider partie pa e analizuar se në cilën parti ka qenë në kohën kur ju keni pasur nevojë dhe a ju ka dëgjuar zërin për problemin tuaj”, ka reaguar Xhezair Shaqiri në llogarinë e tij në “Facebook”.

Me anë të këtij statusi në rrjetet sociale, mendohet se Shaqiri ka kequr dorë nga i preferuari i tij Ziadin Sela, kryetar i LR PDSH, të cilin para disa kohësh e mbronte publikisht. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu