Ylli Ajax-it i ofrohet Realit, “galaktikët” e refuzojnë

Sezoni i jashtëzakonshëm i Dusan Tadic, ndër të tjera edhe më i miri në fushë në “Santiago Bernabeu”, me një gol dhe dy asiste gjatë kualifikimit të Ajax ndaj Real Madrid me rezultatin 4-1, nuk rezultoi i mjaftueshëm për të bindur klubin e “Los Blancos” që të vërë bast mbi serbin.

Ky i fundit, sipas raportimeve të “AS” u është ofruar madrilenëve nëpërmjet menaxherit të tij, por sipas të njëjtit burim informacioni, numri 10 i Ajax është refuzuar nga klubi merengues. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu