Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka thënë se nuk ka përçarje në Lidhjen Demokratiket të Kosovës pas rikthimit të Vjosa Osmanit në këtë parti.
Ymeri e cila mungoi dje në “tubimin e bashkimit” , ka thënë se do të marrë pjesë në takimet e radhës.
“Nuk ka përçarje brenda LDK-se, marr pjese ne tubimin e radhës kur të mbahet. Ne jemi ne te njëjtën listë”, ka thënë ajo për Tëvë1.
Në takimin e së dielës munguan edhe Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala e Imri Ahmeti.










