Zaev akuzon ish-Jugosllavinë për ndarjen e Maqedonisë dhe Bullgarisë

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, deklaroi se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë një histori të ndarë, por një të përbashkët, dhe se Goce Delcev është një revolucionar si për bullgarët ashtu edhe për maqedonasit që luftuan për një Maqedoni të lirë dhe rajonin e Edirnes.

“Ne kemi trashëguar një periudhë që nuk ishte në favor të miqësisë sonë. Jugosllavia (ish) na ka ndarë. Nëse nuk pranojmë dobësitë historike, nuk mund të ndërtojmë një të ardhme,” tha ai në një intervistë me agjensinë e lajmeve BgNes të Bullgarisë. Siç deklaroi ai, Bullgaria është një mik i Maqedonisë Veriore.

“Brezat e rinj nuk e njohin plotësisht këtë realitet dhe ai duhet të na bashkojë. Si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Bullgari, kjo situatë ka një efekt të keq tek njerëzit,” tha Zaev. Ai theksoi se e kaluara la shumë padrejtësi në Maqedoni gjatë ish-Jugosllavisë dhe komunizmit. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu