Zaev dhe Mickovski nisin negociata për formimin e Qeverisë së re

Që të dy krerët e partive që kanë marrë më së shumti mandate në zgjedhjet e 15 korrikut, Zaev dhe Mickoski, nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, shprehen të bindur se do të formojnë shumicë parlamentare.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, tha se për fat të mirë mund të formojë qeveri edhe me BDI-në edhe me koalicionin ASH-AAA, por se paraprakisht, do të sheh nëse do të mund të pastrohen, siç tha ai, disa nacionalizma të caktuara. Zaev nënvizoi se për të formuar qeveri me ndonjërën prej këtyre partive, do të varet nga zhvillimi i bisedimeve të cilat në fokus mes tjerash do të kenë pastrimin e gjyqsorit, verifikimin e parave dhe kapitalit të funksionarëve dhe për zvogëlim të numrit të ministrave.

Zoran Zaev, Kryeministër
“Vëmendje të posaçme do të kemi tek pastrimi i gjyqësorit,dhe në verifikimin e parave dhe kapitalit tek secili funksionarë. Flasim për numër më të vogël të ministrave, për administratë më të vogël për 20 përqint, për reformë të përgjithshme në administratë, flasim për ekonominë në plan të parë, për shëndetësinë, ekologjia do të jetë një nga temat serioze…Do të shohim se kë do ta gjejmë në rrugën e bisedimeve.”

Zaev do të kërkojë që disa nga ministrat pa resorë të hiqen, për kryeministrin tha se duhet të ketë numra, ndërsa me 15 deputetë, BDI nuk mund të kërkojë kryeministër. Ndërsa kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se VMRO-DPMNE në periudhën që vijon do të mundohet të formojë shumicë parlamentare, të ndërtuar mbi filozofinë politike dhe jo siç tha ai pazareve politike.. I pyetur nëse në rradhët e VMRO-DPMNE-së ka deputetë që do të mund të kalonin në anën e LSDM-së, Mickoski tha se nuk beson se ekziston ndonjë që e mbështet programin që e ofron Zaevi.

Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE
“Njerëzit në të cilët besoj skajshmërisht, e që janë pjesë e kësaj përbërjeje parlamentare dhe janë pjesë e grupit parlamentar “Për ripërtëritje të Maqedonisë” nuk besoj se ekziston ndonjë i tillë që do ta mbështeste programin që e ofron zotëri Zaevi.” Këto komente u bënë pas përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu