Zaev dhe Verushevski a po përgatisin një krizë të re?!

Zoran Zaev mbrëmë nga ora 20 deri në mesnatë ishte në bisedime disa orëshe dhe konsultime me bashkëpunëtorin e tij të afërt, ish drejtorin e DSK-së, Zoran Verushevski, në restorantin “Pelister” në Shkup, në qendër të qytetit, transmeton Tv Sitel.
Fotografitë nga ky takim që i kanë realizuar kalimtar të rastit, nxisin parashtrimin e një pyetje logjike: Zoran Verushevski, i akuzuar për spiunazhë dhe incizim të paligjshëm të bisedave telefonike dhe i liruar nga paraburgimi nga ana e Katica Janeva, a është duke u përgatitur për një plan të ri për krijimin e një krize të re në Maqedoni së bashku me Zoran Zaevin? Kjo krizë a është skenar përmes së cilës LSDM-ja po përgatitet që të ikë nga zgjedhjet?, pyesin nga Sitel.
Bashkëpunimi paraprak i Zoran Zaevit me bashkëmendimtarin Verushevski përfundoi me një krizë politike artificiale e krijuar dhe e mirëmbajtur nga Zaev dhe LSDM-ja prej më shumë se dy viteve, krizë e cila la pasoja serioze në tërë shtetin dhe ekonominë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu