Kryeministri Zoran Zaev do të thirret për të dëshmuar për rastin “Monstra”, paralajmëroi sot prokurorja speciale, Fatime Fetai, pas seancës së sotme gjyqësore për këtë rast.
Kërkesa e saj vjen pasi që njëri prej prindërve të fëmijëve të vrarë kërkoi përgjigje se a do të dëgjohen përgjimet që ishin shpallur si sekret shtetëror. Ai më pas është thirrur edhe në premtimin e kryeministrit Zoran Zaev, se do të informohen për numrat telefonik të mbrojtur lidhur me rastin e lartëpërmendur.
Seanca gjyqësore është shtyer për 5 shtator, kur do të dëgjohen edhe bisedat e përgjuara me këtë rast, që në prokurorinë speciale ishin dorëzuar nga ana e LSDM-së.










