Aktivistë të Lëvizjes BESA sot Ministrisë së Financave ia dorëzuan një pllakë me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe, pasi që kjo ministri që tanimë drejtohet edhe kryeministri Zoran Zaev nuk e respekton dygjuhësinë që mundësohet me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, informon INA.
“Ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk e respektojnë edhe shumë institucione të tjera, mirëpo këtë aksion e filluam pikërisht nga kjo ministri pasi që i ngarkuar me punën e kësaj ministrie është pikërisht kryeministri Zoran Zaev ndërsa zëvendës ministrja është nga rradhët e BDI-së e cila ashtu si edhe partia e saj, si duket më shumë janë të preokupuar me problemet brenda partiake dhe jo me respektimin dhe implementimin e ligjeve që kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve”, theksoi Albi Qamili nga Lëvizja BESA.










