Zaev: Janë përmbushur kushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot vlerësoi se janë përmbushur kushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike, duke theksuar se Lista Zgjedhore është pastruar dhe se ka trend të informimit të balancuar medial.

“Lista Zgjedhore është pastruar. Tetëdhjetë mijë votues fiktiv janë hequr, që ishte 7,5 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve. Tani çdo qytetar që voton, do ta dijë se do të ndikojnë në ardhmërinë e vendit të tij. Në media kemi hapërim të konsiderueshëm. E dërgoj porosinë se është respektuar trendi i balancimit në media. Kjo vlen për të gjitha media. Shpresoj se kjo deklarata do t’i inkurajojë edhe më shumë – të ketë informim korrekt dhe të balancuar medial për të gjithë. Këto ishin dy kushtet që i kërkuam. Më 11 dhjetor jo vetëm që do të ketë zgjedhje, por edhe ndryshime”, deklaroi Zaev, gjatë vizitës së sotme në Prilep.

Në pyetjen e gazetarëve se listat e LSDM-së do të jenë gjysma me anëtarë nga Revolucioni i Larmë, Zaev u përgjigj se askush nuk mund t’i kontestojë zgjedhjet korrekte dhe demokratike.

Sipas Zaevit, LSDM-ja do të angazhohet që paga minimale të jetë 12.000 denarë, ndërsa mesatarja të arrijë 30.000 denarë, LSDM theksoi Zaevi, këtë do ta bëjë me stimulim të drejtpërdrejtë të kompanive vendore me 108.000 denarë në vit ose nga 9.000 denarë në muaj për punëtorët e rinj të pranuar të cilit punëdhënësit do të sigurojë pagë mesatare ose mbi mesataren.

Në pyetjen e gazetarëve ta sqarojë deklaratën se gjuha shqipe do të jetë në tërë territorin e vendit, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev me përgjigje se zbatimi praktik i ligjeve në Maqedoni është në dobi të qytetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu