Kryeministri Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp në Qeveri paralajmëroi se ka filluar procedura për shkarkimin e funksionarëve të lartë shtetërorë, drejtorëve, udhëheqësve, anëtarëve të bordeve udhëheqës dhe institucioneve qeveritare, njofton Portalb.mk.
Zaev ka numëruar mbi 50 persona, funksionarë, drejtorë… të cilët do të shkarkohen.
Ai i ka përmendur drejtorin e NP Rrugën e Maqedonisë, Shtëpisë së Shëndetit Shkup, MEPSO, Klinika e Gjinekologjisë, Klinika për Sëmundje të Fëmijëve, Eurokompozit, Arkivi Shtetëror, Teatri për Fëmijë, ELEM, Agjencia për Rini dhe Sport, Byro për Furnizime Publike..
Për disa prej këtyre personave do t’u ofrohet angazhim i ri, nëse janë të interesuar.
Video:










