Zaev: Mund të formojmë Qeveri edhe me Bashkimin Demokratik edhe me ASH-AAA-në

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar se numrat që kanë dalë nga zgjedhjet, i mundësojnë koalicionit “Mundemi” që të formojë qeveri, edhe me Bashkimin Demokratik për Integrim, edhe me koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës.

Se me cilën parti do të koalicionojë, Zaev tha se varet se cila do të largohet nga retorika nacionaliste.

“Kemi mundësi që të formojmë qeveri edhe me Bashkimi Demokratik edhe me Aleancën për Shqiptarët. Na duhet Qeveri stabile si garanci për ardhmërinë e saj. Kryeministrin e ka ai i cili i ka numrat. Nuk mundet të ketë kryeministër me 15 deputetë”, tha Zaev.

Ai tha se do të formojë Qeveri stabile e cila do të sigurojë integrim në Bashkimin Evropian.

“Takimet sot fillojnë. Do të takohem me të gjithë liderët politikë nga blloku politik shqiptar. Grupet e punës do të kenë edhe takime të rregullta gjatë kësaj periudhe edhe anëtarët e udhëheqësisë do të kenë takime të rregullta për koalicion të mundshëm. sapo të ketë përparim, ne menjëherë do të publikojmë”, tha Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu