Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në Sarajave ka marrë pjesë në iftarin e shtruar nga Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Denis Zvizdiq, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, shkruan gazeta Lajm.
“Ditët e agjërimit të Ramazanit na përkujtojnë se dashuria, respekti, solidariteti, mirësia dhe falja janë vlera që duhet t’i respektojmë dhe që na bashkojnë si popuj” ka shkruar në fejzbuk, kryeministri Zaev.











