Zaev në pritje të takimit edhe me presidentin Trump

Kryeministri Zoran Zaev, i cili e udhëheq delegacionin qeveritar në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork, sipas burimeve greke sot duhet të ketë takim me kryeministrin grek, Korijakos Micotakis.

Ky do të jetë takim i parë i dy kryeministrave pasi Kirjakos Micotakis fitoi në zgjedhjet që u mbajtën në fillim të korrikut në Greqi. Në agjendën e kryeministrit Zaev është paraparë edhe takim zyrtar me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, si dhe pjesëmarrje në pritjen me ftesë të presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe bashkëshortes me rastin e mbajtjes së Asamblesë së 74-të të përgjithshme të KB-së. Fjalimi zyrtar i kryeministrit Zaev në Asamblenë e përgjithshme të KB-së është paraparë për të shtunën në sesionin e paraditës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu