Nuk kemi plan B me Bullgarinë, ka vetëm plan A. Tejkalimi i dallimeve, forcimi i marëdhënieve ndërfqinjësore dhe përparimi në procesin integrues që është edhe në interes tonin edhe në interes të fqiut tonë, Republikës së Bullgarisë. Kështu i është përgjigjur kryeministri Zoran Zaev pyetjes së deputetes Magdalena Manaskova nga VMRO-DPMNE e cila pyeti atë lidhur me paralajmërimet e presidentit bullgar dhe mundësinë për bllokimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të dallimeve rreth historisë. Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se këto ditë do të ulet me komisionin e përzier të historianëve maqedonas që duhet të arrijnë marrëveshje në përputhje me Marrëveshjen e nënshkruar kohë më parë mes dy vendeve fqinje.
“A keni ju si Qeveri plan B nëse vjen deri tek ajo që e paralajmëron kreu shtetëror i Bullgarisë e që ka të bëjë me bllokimin tonë eventual në proceset që pasojnë. Pra ata paralajmërojnë ndoshta tani ose ndoshta pas hapjes së kapitujve. A nuk vlerësoni si Qeveri se është koha që të aktivizohen të gjitha kapacitetet me të cilat posedon shteti që tu ndihmohen këtyre komisioneve dhe të shpëtohet të paktën diçka që ka mbetur pa u devalvuar”. u shpreh Magdalena Manaskova
“Ne këto ditë me minsrin do të mbajmë takim me komisionin për të parë deri ku kanë arritur dhe a mund të bëhet përparim. Përse të frikësohemi nëse Bullgaria do të ndërmer diçka. Ajo që do të arrijmë duhet të kujdesemi të jetë në rregull për Bullgarinë, por edhe Bullgaria të mbajë llogari të jetë mirë për ne. Sugjerimet tona janë se komisioni nuk duhet të ketë aspiratA, historia është materie e gjallë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ekzistojnë dokumente historike të cilat janë të pakontestueshme”. tha Zoran Zaev
Kryeministri Zaev tha se dy marrëveshjet e nënshkruara me vendet fqinje, ajo me Bullgarinë dhe marrëveshja me Greqinë kanë ndikuar në mnylljen e shumë kontesteve të hapura dhe tha se mbron edhe më tej qëndrimin se vendi ka fituar miq dhe mbështetës dhe ka eliminuar të gjitha armiqësitë nga e kaluara./Shenja










