Zaev: Nesër emrat e ri të kabinetit qeveritar

Kjo do të zgjidhë edhe dilemën nëse Aleancës për Shqiptarët do t’i merret Ministria e Shëndetësisë, për të cilën duket se ka pretendime LSDM, pasi dit më parë Kryeminsitri Zaev tha se ai post i ishte dhënë personalisht Arben Taravarit, i cili aktualisht është zgjedhur kryetar i Goistivarit.

Jozyrtarisht njoftohet se Aleancës do ti ofrohet posti i Zëvendës Kryeministrit për Reforma dhe zëvendësministri i shëndetësisë.

Ndërsa Ministri pa resor, i angazhuar për Investime të Huaja dhe posti i zv/Ministrit të Arsimit do të vazhdojnë ti takojnë BDI-së. Ashtu si edhe Ministria pa resor për integrimin e romëve, do të vazhdojë ti takojë përsëri partisë së Samka Ibrahimovskit, pasi ky i fundit kaloi në postin e deputetit.

Por lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela nga Amerika ka deklaruar se vendimin e tij për zhvillimet në qeveri do ta bëjë të njohur pasi Qeveria të çlirohet nga spinat dhe lojërat e ulëta.

Sela nuk ka precizuar nëse Aleanca do të mbetet në qeveri pa resorin Shëndetësi dhe nëse funksioni zv/kryeministër për reforma është i pranueshëm.

Por nëse Aleanca vendos të largohet nga Qeveria, jozurarisht thuhet se shumica parlamentare do të përkrahej nga PDSH, por edhe nga deputetët Çedomir Sazdovski dhe Amdi Bajram.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu