Zaev pret mesazhe pozitive nga kancelarja Merkel

Kryeministri Zoran Zaev do të udhëtojë sot në Gjermani ku pritet nga kancelarja Angela Merkel. Kreu i Ekzekutivit ka thënë se pret mesazhe pozitive në lidhje me marrjen e datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Të enjten pres mesazh pozitiv nga kancelarja Merkel me agjenda precize dhe detaje, pasi asnjë vend nuk ka dyshim ose çfarëdo argumenti kundër marrjes së datës për Maqedoninë e Veriut. Vetëm duhet ta dijmë se kur do të merren vendimet konkrete”, tha dje Zaev. Vizita bëhet në prag të Samitit të Këshillit Evropian që duhet të mbahet në fund të qershorit në Bruksel, në të cilin pritet të merret vendim nëse Maqedonia e Veriut do të merr datë për negociatat me BE-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu