Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev ka deklaruar sot se ata që kanë shkelur ligjin do të përgjigjen para drejtësisë.
“Secili që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi. Jemi krenarë që si ekzekutiv kemi siguruar kushtet për një gjyqësor i pavarur të funksionojë dhe të rivendoset sundimi i ligjit. Të tregojmë se Maqedonia Veriore po ndryshon dhe askush nuk ushtron ndonjë ndikim ose presion mbi prokurorët ose gjykatat, ata marrin vendime të pavarura.
Këtë e ka thënë sonte kryeministri Zoran Zaev pas përfundimit të seancës së Këshillit Qendror të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.










