Kryeministri Zoran Zaev i ka bërë thirrje mjekëve të rinj që të mos largohen nga vendi dhe t’i përkushtohen shërbimit shëndetësor të qytetarëve.
Këtë thirrje i pari i Qeverisë e adresoi nga hapja e Qendrës së re Kirurgjike Emergjente në Kumanovë e cila posedon kapacitet për mbulimin e nevojave shëndetësore të rreth 200 mijë qytetarëve.
“Rri në shtëpinë tuaj, rrini në vendin tonë ndërsa do të mundohemi t’i rrisim rrogat, t’i përmirësojmë kushtet. E para, askund nuk është si në shtëpi, ndërsa së dyti qytetarët kanë nevojë për ju. Maqedonia ju ka edukuar dhe mbështetur, ndërsa neve ja po vazhdojmë që me mjetet e qytetarëve t’i rrisim edhe rrogat që do të jenë motiv për të gjithë”, nënvizoi kryeministri Zaev. Maqedonia e veriut është një nga vendet e Ballkanit me fluksin e madh të largimit të mjekëve drejt vendeve të BE-së për kushte më të mira pune.










