Zaev: VMRO le të heqë dorë nga nënkryetari i saj në Kuvend, do të heqë dorë edhe LSDM

Mandatari për kryeministër Zoran Zaev lidhur me çështjen e nënkryetarëve hodhi akuza drejt VMRO-DPMNE se po këtë e bën për pikë politike.

Ai provokoi VMRO-në duke i thënë që të mos nominojë postin që u takon me ligj atë të nënkryetarit nëse do që të tërhiqet LSDM.

“Si numër për propozimin, numri i nënkryetarëve mbetet i njëjtë si në vitin 2017. Kuvendi atëherë caktoi pesë nënkryetarë, ndërsa u plotësuan. Ky numër nuk do të thotë që të gjitha postet nënkryetarëve të plotësohen. Kjo çështje që hapi OBRM-PDUKM është vetëm për pikë politike. Ja le të tërheq OBRM-PDUKM përfaqësuesin e saj, edhe LSDM do të heqë dorë. Do të kemi tre. Por Rregullorja e punës së Kuvendit thotë se partia kryesore opozitare ka një nënkryetar. Kjo është mbledhje e pikëve politike në mënyrë jo-parimore. Kjo është puna e Kuvendit”, theksoi Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu