Zaevi nuk e ka më numrin e telefonit që secili mund t’i shkruante?!

Kryeministri Zoran Zaev në pres konferencën e sotme ka paralajmëruar një sërë ndryshimesh që do të ndërmarrë Qeveria periudhën e ardhshme si mbrojtje kundër lajmeve të rreme, keqinformimit dhe sajber sigurisë.

Ai mes tjerash ka thënë se “Unë tani më kam ndërruar numrin tim dhe gjithashtu edhe celularin si pjesë e sigurisë protokollare. Masat por-aktive janë ndërmarrë për transparencë aktive me qëllim që qytetarët të kenë më të lehtë që të punësohen. Do të krijohet listë e dokumenteve dhe informacioneve, të cilat do të duhet të përditësohen dhe të shpallen. Qeveria në ueb faqen e saj do të përgjigjet në pyetjet e qytetarëve dhe medieve. Do zhvillohet programe edukative mbi dezinformimin dhe ndikimin e tyre të dëmshëm. Shkrimi mediatik do të bëhet e qasshme në programet edukative ndërsa Qeveria do të përkrahë një aktivitet të tillë” ka shtuar Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu