Zaevi premton investime prej rreth 5 miliardë eurove

Kryeministri Zoran Zaev përmes një video porosie në facebook paralajmëron investime të reja me një vlerë prej 5 miliardë euro.

“Një miliard euro në rrugë, një miliard në hekurudha, një miliard në energjetikë, Qendër e re Klinike, investime në bujqësi dhe zhvillimin rural, stacione të reja pastrimi, fabrika rajonale për grumbullimin dhe përpunimin e mbeturinave, sisteme kanalizimi dhe ujësjellësi, shkolla dhe çerdhe. Ndërtojmë projekte reale për nevoja reale të qytetarëve. Shteti ynë është në rrugë të mirë”, ka theksuar Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu