Zaharieva: Mosdhënia e datës për Shkupin gabim i madh, rajoni mund të destabilizohet

Ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva reagoi pas deklarimit të presidentit francez Makron se nuk ka date për Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, shtyerja eventuale e datës do të jetë një gabim.

“Shtyrja e datës për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut do të përkeqësojë dhe destabilizojë situatën në rajon”, theksoi Zaharieva, përcjellë agjencia bullgare e lajmeve BGNES. Bullgaria ka mbështetur hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo theksoi se do të ishte gabim i madh nëse nuk do të ketë vendim pozitiv në samitin e liderëve që do të mbahet sot dhe nesër në Bruksel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu