Zbulohen faktet tronditëse, kjo është e vërteta për Astorin

Vazhdojnë hetimet në Itali për vdekjen e ish-kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori. Gazeta italiane “La Nazionale” ka zbardhur fakte të reja në lidhje me humbjen e jetës së 31-vjeçarit.

Sipas medias italiane, Astori ka kryer vizita mjekësore një vit para se të ndodhte ngjarja dhe është vënë re nga kontrollet, se zemra e tij nuk funksiononte mirë.

Barkushja e djathtë e mbrojtësit kishte një problem që haset shpesh nga sportistët dhe në të shumtën e rasteve, sportistët kanë humbur jetën. Sëmundja që ishte prekur Astori e quajtur “Displasia aritmogjenike” vret në mënyrë progresive qelizat e miokardit, duke i kthyer në yndyrna që çojnë në probleme të funksionimit të zemrës dhe mund të kthehen në vdekjeprurëse.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimin në qendrën mjekësore ku Astori kreu vizitat mjekësore një vit më parë dhe i gjithë faji bie mbi këtë qendër që nuk arriti të zbulonte dhe parandalonte sëmundjen e shfaqur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu