Zbulohet emri i shqiptarit që me ‘Audin’ e verdhë terrorizoi Italinë

Një ditë më parë, policia italiane njoftojë se kishte arrestuar shqiptarin, i cili njihet si shoferi i ‘Audit’ të verdhë.
Kjo makinë në fillim të këtij viti duke ecur me një shpejtësi të madhe shkaktoi një viktimë dhe përhapi panik në veriun e Italisë.

Sot, mediat italiane raportojnë se shoferi në fjalë është Vasil Rama, një 36-vjecar i cili ishte i njohur për drejtësinë italiane.

Mësohet se shqiptari ka qenë i arrestuar të paktën 3 herë, po ka mundur që të dalë nga burgu, duke përfituar nga procedurat.

Mediat italiane, duke u referuar hetimeve të prokurorisë raporton se Rama i ka shpëtuar policie me qindra herë, pasi ai udhëtonte me një shpejtësi deri në 280 km/orë.

Ndërsa janarin e këtij viti, banda e tij terrorizuan lindjen veriun e Italisë, ndërsa ai përdorte dhe 5 identitete të tjera.

Emrat e tij më të përdorur ishin: Lulëzim, Luli, Lulzim, Lulizim.

Duket se shqiptari është treguar bashkëpunëtorë me drejtësinë italiane, pasi sipas prokurorisë ai i ka treguar bashkëpunëtorët e tij. Ata janë: Shkëlzen Malokaj, 29 vjeç dhe Indrit Hanxhari, 33 vjeç.

Kujtojmë se Vasil Rama u arrestua të hënën nga policia greke në Kristallopigi, një fshat në kufi me Shqipërinë, afër pikës kufitare të Kapshticës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu