Zbulohet pse u rrëzua helikopteri i presidentit të Leicesterit

Para disa ditësh, presidenti i ekipit të Leicesterit, Vichai Srivaddhanaprabha bashkë me 4 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Helikopteri i tij personal u rrëzua sapo u ngrit nga stadiumi duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme personave që ndodheshin në bord.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat britanike në një raport nga Bordi për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB) rrëzimi erdhi si pasojë një gabimi teknik

Helikopteri mori kthesë të papritur në të djathtë kur pedali është dashur në fakt ta drejtonte atë në të majtë.

Ky mendohet të jetë edhe shkaku që ka rrëzuar helikopterin duke përfunduar në tragjedi.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu