Zeka: Nëse e bëni Naser Zyberin kryeministër i keni 12 votat tona, në të kundërtën opozitë

Njëri nga themeluesit e partisë “Alternativa”, Zeqirija Ibrahimi ka shkruar në shkrim mbrëmë duke potencuar se janë të gatshëm që deputetët e koalicionit ASH-AAA të japin 12 votat e tyre për tu zgjedhur një kryeministër shqiptar.

Shkrimi i plotë:

“Vetë e shkelën parimin “fituesi me fituesin”, e prishën lojën e zgjedhjeve lokale pikërisht përmes partive maqedonase, e shtrembëruan dhe vodhën vullnetin politik duke e manipuluar krejt procesin zgjedhor në zgjedhjet parlamentare dhe pasi e bënë gjithë këtë, tash shtiren si të pafajshëm e engjëllorë – “ejani të bashkohemi për kauza kombëtare”.

Të kërkosh dhe të presësh që krejt këto do i falim dhe do mashtrohemi me llafologji patriotike, ky është ofendim i inteligjencës.

Rrugët tona janë të ndara.

Nëse e bëni Naser Zyberin kryeministër, i keni edhe 12 votat tona. Por, nëse nuk e bëni Naser Zyberin kryeministër, vendi juaj është në opozitë.”, – ka shkruar Zeqirija Ibrahimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu