Zekiri: Më 11 dhjetor u pengua Gruevski, që të mos luaj me shqiptarët (VIDEO)

Zgjedhjet e fundit në Maqedoni janë tema e sotme e emisionit “Arena” nga Dritan Hila në Ora News.

Deputeti me origjinë shqiptare në radhët e partisë maqedonase LSDM-ja, Muhamed Zekiri tha se rreth 70 mijë shqiptarë kishin votuar për partinë opozitare maqedonase LSDM.

Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa tha se kishin pritshmëri edhe më të lartë nga zgjedhjet. Ndërsa gazetari nga Prishtina, Rexhep Bozhari tha se vota e shqiptarëve ishte votë e dëshpërimit.

Gazetari nga Shqipëria, Aleksandër Çipa tha se ishte kundër përdorimit të termi paternalizëm nga Shqipëria dhe Kosova ndaj Maqedonisë.

Nga biseda në studio:

Zekiri: Mandatet në fund do t’i shohin rezultatet. Është procesi i ankimimit. Do të jemi me mandat të barabartë me VMRO-DPMNE. Zgjedhjet e së dielës në Maqedoni treguan dhe nxorën fitues shqiptarët. Kur e them këtë e them nga shkaku se shqiptarët penguan Nikola Gruevskin, nacionalistin dhe diktatorin që të mos luaj me shqiptarët.

Hila: Sa shqiptarë votuan LSDM-në?

Zekiri: Shifrat e sakta do t’i nxjerrim pas analizave. Vlerësimet janë 50 deri në 70 mijë vota.

Hila: Jeni pak tradhtar?

Zekiri: Nëse jam tradhtar se kam penguar Gruevskin që të luaj me shqiptarët, e pranoj.

Hila: Ju fituat në bastionin e shqiptarisë…

Zekiri: Shqiptarët treguan me votën e tyre se ata e duan më shumë se shqiptarët atë shtet. Treguan se janë më të vetëdijshëm se maqedonasit. Mbi 50% e elektoratit shqiptarë kanë votuar për partitë opozitare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu