Zekiri: Duke votuar për LSDM-në, shqiptarët kanë shkruar historinë

Ish gazetari Muhamed Zekiri, ka komentuar për agjencinë “Anadolu” zhvillimin e ngjarjeve të fundit në lidhje me zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni.

“Ia ka vlejtur ajo që jam bashkangjitur në këtë parti, sepse edhe përkundër disa ofendimeve, shqiptarët kanë shkruar historinë.
Me votën për LSDM-në, shqiptarët kanë gjykuar këtë regjim dhe bënë që ajo nuk duhet të jetë më në qeveri. Pa votën e shqiptarëve kjo nuk do të ndodhte, ata me votën e tyre e shpëtuan Maqedoninë dhe dëshmuan me votën e tyre se e duan këtë vend”, tha mes tjerash për “Anadolu”, Muhamed Zekiri.

Zekiri ka fituar mandatin e deputetit në një parti maqedonase, gjë që ndodh për herë të parë në Maqedoninë pluraliste. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu