Zekiri i bindur se LSDM do të fitojë zgjedhjet e ardhshme

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri për TV24 deklaroi se LSDM do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Nuk ikim nga zgjedhjet dhe nuk frikësohemi, për shkak se LSDM kurdo që të dal në zgjedhje do të fitojë, e këtë e tregojnë edhe anketat e mendimit të opinionit publik”, theksoi Zekiri.

Sipas tij, nuk është momenti që të shohet në zgjedhje për shkak se shteti është në prag të anëtarësimit në NATO dhe marrjes së datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Ai shtoi gjithashtu se viti i ardhshëm është vit zgjedhor. “Në interes të shtetit është që të përfundojmë proceset e filluara, dhe pastaj mund të flasim për zgjedhje”, theksoi Zekiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu