Zekiri: Më shumë ushtarë të UÇK-së humbën jetën kur Bashkimi Demokratik ishte në qeveri, se në vitin 2001 (VIDEO)

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, thotë se Bashkimi Demokratik nuk do të mund të përiftojë më politikisht duke përdorur temën e konfliktit të vitit 2001.

Në një intervistë për gazetën LAJM, Zekiri, tha se më shumë ushtarë të UÇK-së kanë humbur jetën pas konfliktit sesa gjatë luftimeve. Ai ftoi partinë e Ali Ahmetit të jep përgjigje për vrasjet e ushtarëve të UÇK-së pas luftës, pasi këto raste kanë ndodhur gjatë kohës sa Bashkimi Demokratik ishte në qeveri.

“Bashkimi Demokratik ende merret me të kaluarën dhe nuk ka çfarë të ofrojë për të ardhmen. Bashkimi Demokratik

harron se me luftën e vitit 2001 nuk mund të marrin vota. Gjatë konfliktit të vitit 2001 kanë humbur jetën 73 ushtarë të UÇK-së ndërsa pas vitit 2002 kur ata janë në pushtet rreth 18 vitesh, ka qenë dy herë apo treherë numri më i madh i ushtarëve që kanë humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Dhe, ata në 18 vitet e pushtetit të tyre në asnjë moment dhe asnjë rast të vrasjeve të UÇK-së nuk kanë arritur ta zbardhin. PSE? Ata e dijnë më së miri. Ata ju kanë borxh familjeve të dëshmorëve dhe ushtarëve t’u japin përgjigje” tha Muhamed Zekiri, nënkryetar i LSDM-së.

Ai më tej sqaroi se, përplasjet me Bashkimin Demokratik nuk janë pjesë e lojërave politike parazgjedhore. Zekiri pret që në këto zgjedhje, LSDM-ja të merr më shumë vota shqiptare se në vitin 2016. Ai është optimist se LSDM-ja do t’i fitojë zgjedhjet e 15 korrikut dhe nuk do ta ketë të vështirë të formojë qeverinë e re. Zekiri tha se LSDM-ja e shpëtoi Maqedoninë e Veriut nga lufta qytetare dhe mundësoi anëtësimin në NATO.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu