Zemaj: E padrejtë të na kërkohet testi nga Maqedonia e Veriut, do të shikojmë mundësinë për reciprocitet

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka komentuar propozim-vendimin e Maqedonisë së Veriut që të kërkohet testi negativ për Covid-19 për qytetarët që kalojnë kufirin.

“Nuk isha në dijeni që po shqyrtohet kjo cështje nga pala tjetër. E padrejtë të na kërkohet testi nga Maqedonia e Veriut”, thotë ai.

“Ne lëshuam lëvizjen e lirë për shtetet e rajonit. Maqedonia ka më shumë raste se ne por nuk kufizuam lëvijzen pasi edhe atje jetojnë një pjesë e madhe e shqiptarëve. Ne kishim një numër të madh të qytetarëve që shkuan në Shqipëri gjatë vikendeve. Atje disa qytetarë humbën jetën. Por kontrolli ishte i vështirë në pikat kufitare”, ka thënë Zemaj.

Zemaj thotë se nëse vendoset nga Maqedonia e Veriut që të kërkohet testi, atëherë do të merren masa edhe nga pala kosovare.

Qytetarët e Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë – Hercegovinës dhe Kosovës prej nesër për të hyrë në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë test PCR për koronavirus.

Ky vendim sot u miratua nga ana e Qeverisë pas rekomandimeve të bëra nga Komisioni për Sëmundje Infektiv, përcjell INA. Qeveria sonte pranoi këtë rekomandim, duke theksuar se shtetasit e këtyre vendeve të Ballkanit duhet të kenë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë.

Qeveria theksoi se do të jap detaje shtesë lidhur me këtë masë të miratur. Vendimi u ndërmorr pasi që në vendet fqinje gjatë ditëve të fundit janë shtuar rastet e të infektuarëve me koronavirus.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu