Zeqiri për ABC News: VLEN negocion me VMRO-në degradimin e shqiptarëve, përgjysmohen pesha dhe pozicionet në Qeveri, shqiptarët kthehen 20 vjet mbrapa

Në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën do të zhvillohet një proces rivotimi në shtatë vendvotimet, përkatësisht në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore. Vendimi për rivotim u mor nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pasi Gjykata Administrative hodhi poshtë si të pabaza të shtatë paditë e koalicionit “Fronti Evropian” kundër vendimeve të KSHZ-së.

Për shkak të këtij vendimi të Gjykatës Administrative dhe të KSHZ-së, BDI-ja ka akuzuar se po bëhet inxhinieri zgjedhore, veprim ky, i cili sipas tij ka si qëllim që partisë t’i merren dy mandate deputeti. Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri, i ftuar në “Ballkan Update” tha se rivotimi është një proces, që shkon kundër interesit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai poashtu potencoi se “VLEN negocion me VMRO-në degradimin shqiptarëve, përgjysmohen pesha dhe pozicionet në Qeveri, shqiptarët kthehen 20 vjet mbrapa.

“Të paktën 50% deri më tani shqiptarët kanë pasur 11 deri 12 ministri dhe të gjitha kanë qenë me peshë, kemi drejtuar Ministrin e punëve të Jashtme, Ministrin e Finansave, Ministrin e Drejtësisë, Ministrin e Ekonomisë, 2 zv. Kryeministra Shqiptarë dhe një sërë drejtorishë dhe pozicione udhëheqëse që për herë të parë kanë marë shqiptarët.

VMRO-DPMNE mundë edhe të ua ofrojë opozitës shqiptare postin e kryeparlamentarit por kjo është 2 hapa mbarapa, sepse para zgjedhje të fundit shqiptarët aritën të marin Kryeministrin e parë shqiptarë që ishte hapi i dytë drejtë posteve kyqe dhe në këtë fushatë u zotuam për të kërkuar edhe presidentin shqiptarë.”, tha ai.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu