Zgjedhjet në Beograd, përleshje mes qytetarëve dhe policisë, ja çfarë ndodhi në Novi Sad

Në Serbi ditën e djeshme u zhvillua votimi për zgjedhjet lokale, për të zgjedhur njerëzit që do të qeverisin në Beograd dhe 66 qytete e komuna të tjera, si dhe 23 komuna urbane. Siç ka ndodhur në Serbi gjatë dhjetë viteve të fundit, dita e zgjedhjeve solli kaos. Situata më e tensionuar ishte në Novi Sad, më saktë në hapësirën e gjerë ku ndodhet call center më i madh i Partisë Progresive Serbe. Interesant është fakti se në të njëjtin godinë ndodhet edhe Komisioni i Qytetit të Zgjedhjeve, ku duhet të mbërrinin edhe thasët e votimit. Për këtë arsye anëtarët e opozitës insistuan të futeshin brenda.

Megjithatë, shoqëria SNS nuk u pajtua me plane të tilla, si dhe policia. Interesant është fakti se ndërkohë që po vazhdonin shtytjet, aktivistët e SNS-së u larguan nga godina dhe portali Nova.rs shkruan se me vete kanë marrë kuti dhe disa materiale. Sakaqk, misioni vëzhgues i OSBE-së (ODIHR) u dërgoi autoriteteve serbe rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor, veçanërisht rregullimin e listës zgjedhore, qasjen e barabartë të opozitës në media dhe shmangien e të ashtuquajturës fushatë zyrtare, por pak u bë gjatë muajve të negociatave.

Opozita shkoi në zgjedhje, sidomos në Beograd, e ndarë, ndërsa një pjesë e partive opozitare as nuk morën pjesë, me arsyetimin se qeveria nuk ka siguruar kushte të drejta për proces demokratik zgjedhor. Në zgjedhjet për këshilltarë të Kuvendit të Qytetit të Beogradit dhe këshilltarë të 17 komunave të Beogradit, të drejtë vote kishin 1.6 milionë votues. Puna e Komisionit Bashkiak të Zgjedhjeve dhe komisioneve të votimit në ditën e zgjedhjeve u monitorua nga 1581 vëzhgues vendas dhe 156 të huaj. Pjesëmarrja thuhet se ishte në nivele shumë të ulëta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu