Zgjedhjet në SHBA, një lajm i mirë për Hillary Clinton

Hillary Clinton ka marrë një lajm shumë të mirë. Clinton udhëheq me votë popullore ndaj presidentit të zgjedhur, Donald Trump me mbi 1 milionë vota diferencë. Ndërsa numërimi i votave vazhdon ende një javë pas ditës së votimit, Clinton rezulton me 61,963,234 vota, kurse Trump ka 60,961,18.

“Politico” shkruan se diferencë ka bërë Montgomery County në Maruyland, ku Clinton rezultoi me 20 mijë vota më shumë se Trump. Votat po numërohen ende në Californi, Utah dhe Uashington, raporton “Associated Press”.

Megjithatë, pavarësisht votës popullore, kandidati Republikan ka siguruar votat e nevojshme në Kolegjin Elektoral. Fitorja e Trump erdhi pasi Clinton mori shumë vota në shtetet Demokrate, ndërsa presidenti i zgjedhur mori më shumë vota në shtete e pavendosura./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu