Zgjedhjet në Turqi, 62- vjecari shkon të votojë me barelë

Ditën e sotme mbahet raundi i parë i zgjedhjeve në Turqi dhe nga atje vjen një precedent i pazakonte. Një banor i zonës së Kırklareli ka shkuar ta votojë me barelë.

62-vjeçari Yaşar Yuruk, i cili prej kohësh qëndron i shtrirë për shkak të një frakture në pjesën e legenit, sot këmbënguli të dilte nga shtëpia për të votuar.

Yuruk, u dërgua me ambulancë në qendrën e votimit. Ai falënderoi zyrtarët që i dhanë mundësinë për të votuar, duke u shprehur i lumtur që kishte arritur të përmbushte detyrën e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu