Zgjedhjet në Turqi, Ogan mohon mbështetjen për Kilicdaroglu, do vendosim më pas

Kreu i Aleancës nacionaliste të Paraardhësve (ATA), Sinan Ogan ka mohuar lajmin për mbështetjen e tij ndaj rivalit të Erdogan, Kilicdaroglu. Me anë të një postimi në Twitter ai ka sqaruar deklaratën e tij, duke iu referuar revistës ‘Der Spiegel’ dhe ka sqaruar se për raundin e dytë ai do të bëjë një zgjedhje për të pasur një rezultat të dobishëm për vendin.

“Jo, ‘Der Spiegel’, në intervistën që ju dhashë nuk thamë asgjë ndryshe nga termat e përgjithshëm që i dhamë shtypit turk. Ku e gjete këtë?’-shkruan Ogan.

Për qëndrimin që do të mbajë në raundin e dytë, Ogan tha se “do të konsultohemi me partitë politike që përbëjnë Aleancën ATA, përfaqësuesit e tyre që na votuan dhe ata që firmosën dhe më në fund do të marrim një vendim. Gjatë kësaj periudhe, nëse zgjedhjet shkojnë në raundin e dytë, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të pasur një rezultat të dobishëm për kombin dhe vendin tonë. Qëndrimi ynë që në fillim ishte specifik. Fokusi ynë janë emigrantët dhe kriza ekonomike. Pa këto kushte nuk mund të kalojmë fazën e dytë. Përveç kësaj, lufta kundër terrorizmit, veçanërisht FETO-s, PKK-së dhe Hezbollahut, është një nga prioritetet tona”,- shtoi Ogan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu