Zhurnal:Ahmeti e ruan Merkon për kandidatë për kryetar komune?

Lideri i BDI-së akoma po bën vlerësimin se me cilët kandidat për deputet do të mund të shkohet në një fitore të sigurtë më 11 dhjetor njofton Zhurnal e për momentin si zyrtare dihet vetëm kandidatura e tij në njësinë e VI zgjedhore si bartës liste derisa nga partia e tij nuk publikojnë ndonjë emër eventual për zonat tjera por nga ajo që thuhet është se dihet që Ahmeti nuk do të kandidojë në lista ish ministrat dhe nënkryetarët e partisë.

Sipas asaj që po punohet akoma po bëhet analizë se kush kandidat mund të tërheqë më shumë bota por edhe cila femër do të mund të ishte si bartëse liste por në anën tjetër disa nga kandidatët do të kenë mundësi të kandidohen edhe në zgjedhjet lokale.

E ditur është se BDI në këto zgjedhje do të kandidohet në 7 njësi zgjedhore përfshirë dhe njësinë e 7 në diasporë.

Në njësinë e gjashtë do të përfshihen kandidatët e Tetovës, Gostivarit dhe komunave për rreth ndërsa problematike është njësia e pestë pasiqë bartësin e listës e kërkon Struga derisa ka qenë privilegj i Kërcovës. Ndonëse u përfol se mund të jetë Ramiz Merko, duket se Merkon Ahmeti do e ruajë si kombinatorikë për zgjedhjet lokale.

Njësia e parë e cila përfshinë rajonin e Cairit dhe Sarajit si bartës liste përmendet Bujar Osmani ose shefi i shtabit Bekim Neziri derisa kandidati i tretë do të ishte nga Studenicani.

Për njësinë e dytë zgjedhore një pjesë e Shkupit, Kumanovës dhe Likovës nuk dihet bartësi i listës por që në listë si kanddiat do të jenë Kaltrina Azizi, Mirvan Xhemaili dhe zv.kryeministri Arbër Ademi, transmeton Zhurnal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu