Zidane: Marcelo është Marcelo dhe më pëlqen sesi luan

Me gjithë paraqitjet e tij të dobëta këtë sezon, mbrojtësi brazilian Marcelo e ka mbështetjen e plotë të trajnerit Zinedine Zidane.

Marcelo u kritikua edhe më shumë pas humbjes së Real Madridit 2:1 kundër Valencias të mërkurën mbrëma, por Zidanit nuk i intereson kjo aspak, transmeton Gazeta Express.

Francezi këmbëngul se mbrojtësi i majtë është i veçantë dhe se atij i pëlqen sesi luan.

“Marcelo është Marcelo. Më pëlqen sesi luan ai dhe e shoh atë në formë të mirë fizike”, tha Zidane.

“Ai stërvit mirë por ky sezon ka qenë i komplikuar për të gjithë jo vetëm për Marcelon”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu