Zidane rikthehet në Real Madrid?

Real Madridi tashmë është duke menduar për rikthimin e Zinedine Zidane në krye të bankinës së ‘Los Blancos’. Sipas ‘Foot Mercato’, madrilenët kanë nisur negociatat me Zidane për një rikthim të mundshëm në krye të skuadrës ‘merenguese’.

E ardhmja e Carlo Ancelottit në Real Madrid është e pa sigurt, dhe tashmë gjiganti spanjoll është në kërkim të një pasuesi të teknikut italian.

Zidane thuhet se është dëshira e Real Madridit, edhe pse strategu francez është i lidhur me PSG-n, megjithatë, është në opsion rikthimi i Zidane-s në ‘Bernabeu’.

Rikthimi i mundshëm i Zidane-s tek Reali, siç raportohet, do t’i hapte dyert transferimit të Kylian Mbappe-s në Madrid.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu