Zjarr i madh në Shkup, digjet ura e hekurudhës, ka instalime elektrike (VIDEO)

Një zjarr i madh ka kapluar urën e hekurudhës pranë stacionit hekurudhor dhe qendrës tregtare East Gate në Shkup, përcjell Klan Macedonia.

Sipas informacioneve fillestare është djegur instalimi i energjisë elektrike dhe i ngrohjes.

Në rrjetet sociale qarkullojnë pamje nga tymi i zi që ka mbuluar një pjesë të madhe të kryeqytetit.

Ekipet e zjarrfikësve po tentojnë të shuajnë zjarrin, ndërsa siç raportohet, po tentojnë edhe të kontaktojnë kompanitë përkatëse për të kuptuar nëse nën urë ka edhe instalime gazi.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu