Zoran Zaev dha dorëheqje nga funksioni i deputetit

Mandatari për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev, i cili në fillim është zgjedhur deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, sot në seancën e dytë të Kuvendit ka paraqitur dorëheqjen e tij nga posti i deputetit.

Zaev dha dorëheqje pasi që do të jetë kryesues i Qeverisë së re.

Krahas Zaevit, do të dorëhiqen edhe Radmilla Shekerinska, Nikolla Dimitrov, Milla Carovska, Lupço Nikollovski, Oliver Spasovski, Jagoda Shahpanska nga LSDM-ja dhe Naser Nuredini nga Bashkimi Demokratik.

Lideri i LSDM-së Zaevi paralajmëroi se do ta parashtrojë propozimin për përbërjen e qeverisë së re në Kuvend pasi deputetët të cilët duhet të jenë ministra do të japin dorëheqje, do të verifikohen mandatet e atyre që do t’i zëvendësojnë dhe do të merret vendim për numrin e nënkryetarëve të parlamentit. Seanca është caktuar për ditën e nesërme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu