Zoran Zaev paralajmëron rënien e Qeverisë së tij

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për radiostacionin amerikan PBS ka paralajmëruar rënien e Qeverisë së tij, nëse nuk do të ketë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. “Maqedonia ka bërë gjithçka nga ana e saj dhe se tani BE duhet të jap vendimin që e meriton vendi”, theksoi Zaev, duke shtuar se është krenarë me arritjen e marrëveshjes së Prespës.

Sipas tij, me këtë marrëveshje ai ka ndihmuar që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e botës moderne evropiane dhe demokratike. Gazetari Kristofer Lajsvej thotë se kryeministri Zaev është i shqetësuar se shtyrja e datës mund të rrezikojë koalicionin në Kuvend dhe të rrënojë Qeverinë.

“Po, gjithsesi. Shumica plotësisht do të jetë e humbur”, ka thënë Zaev në bisedën joformale me gazetarin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu